Poezitë e Berlinit. “Stefania” dhe “Provokimi”
STAVRI MINA
Në Berlin binte një shi
Si ky i këtueshmi,
Stefani.
Në barin e xhamtë
Një pikë shiu pikon
Nga sytë e bukur
Ca lotë lotojnë.
Më erdhe në shi
Dolëm me diell
Atë fundjavë,
E shtunë ish a e diel.
Në Berlinin e bukur
Binte imët shi,
Si të të harroj
Me të kaltrat sy.
Në qytetin tim tani bie shi
Si ai atjeshmi,
Stefani.
Në qytetet tona
Prapë do bjerë shi.
Sa shumë u deshëm,
Stefani.