Stela Sallaku, stilistja shqiptare , pjesë e Entrepreneurs ne Texas, SHBA


Dizenjuesja shqiptare ka tërhequr vëmendjen e revistës Voyage San Antonio ,e njohur për promovimin e bizneseve lokale dhe historive frymëzuese. Ditën e djeshme është publikuar intervista e detajuar në të cilën prezantohet e talentuara Stela Sallaku për lexuesit e revistës dhe më gjerë, lidhur me biznesin e saj , karrierën dhe dizajnin . Diplomuar për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe me pasionin e madh për të bukurën dhe modën , Stela filloi të merrte mësime qepjeje. Kur ishte vetëm 23 vjec nisi biznesin e saj të vogël , atelienë e modës, për të cilën nuk ka qënë aspak e lehtë, sidomos 5 vitet e para . Investimi në biznesin e saj i solli gjithashtu rezultate të shkëlqyera duke fituar në vitin 2019 cmimin “Step forward” në Lubjana e gjithashtu kontrata me dyqanet e modës në Zvicër dhe Hollandë. Momentalisht Stela Sallaku ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Brandi i saj është një histori suksesi dhe frymëzimi për ne.

 H. Alimucaj

About Post Author