Sterjo Spasse, emri i fisëm i shekullit:Nga Spasse Thanasi


STERJO SPASSE, emri i fisëm i shekullit
“ Si shenjё “dyjare” e kohrave, nё atё llagap
gjejmё vetёm njё shpirt, atё tё shqiptarёve
mё te fisёm tё ketij shekulli*….”


Nga SPASSE THANASI

Spase Niço morri siharriqin
Te kisha e vjetёr poshtё fshatit ndali
E platitnin rrezet e para tё diellit mbi male
Realizoi dёshirёn e shpirtit tё kishte djalё
Jehonte bregu me tingujt e njё kёngёtari
Oshёtinin zallishtet pёrbri diellit matan bregut

shkёmbor….

Spasja voziste varkёn
Pёrplasej lehtё – lehtё nё valёzimin e liqenit
Ajёr i freskёt i flladiste fytyrёn
Sterjo, e quajti djalin e porsalindur
Si xhunxhule tё porsacelur dhe aromё tё borzilokёve
E futi nё kujtesё, nё tё gjithё qёnien e tij….

Gllomboçi dёgjoi nёpёr natё kёmbanat e Shёn

Marenёs
LLogma e pelikanёve hapi krahёt e u ngrit duke

shkundur

ujёrat…

                                                                               

Oshёtiu mbi dymbedhjetё manastiret e kuq tё

Golemgradit
Mbetur prej ditёs kur manastiret pasqyrohen

kokёposhtё mbi Prespё
Bashkё me humbёtirat dhe mrenёn e argjendtё
Ora e krijesёs sё cuditshme, me emrin e fisёm tё

shekullit
Can ujёrat nё magjepsje fluturake , mbi shtёpitё qё
mbulohen prej

rrjetash…

About Post Author