Stihija e dezorganizimit kombëtarë,si rezultat i sajuar në moçalet politike-Nexhat Bexheti


Stihija e dezorganizimit kombëtarë, si rezultat i sajuar në moçalet politike.

Skenat e trishtueshme gati si shpeshë i shohim nëpër ekranet televizive dhe rrjetet e ndryshme sociale, që kanë të bëjnë me peripecitë dhe tmerin që po përjeton popullata e goditur nga tërmeti politik me epiqendrën tek moçalet politike. Diskursi i anomalive brenda kombit na i nxori në sipërfaqe gjithë atë krater varrëmihës që strukturat e njëpasnjëshme qeveritare e kanë sajuar brenda 30 viteve të tranzicionit lebetitës demokratik. Më konkretisht, të gjitha elitat politike të cilat kanë qeverisur me shtetet shqiptare, si preambullë e ushtrimit të pushtetit kanë patur grabitjen e shtetit, plaçkitjen e qytetarëve në emër të sitemit demokratik me anë të korupcionit të shfrenuar dhe krimit të organizuar. Delegjimiteti i tyre politik u demaskua pikërisht me rastin e katastrofës elementare e cila plasi në mbrendësinë e indolencës kombëtare.Fill pas ngjarjeve të pa pranueshme nga kodekset e civilizimit normal mbi kulturën qytetare. Shtetet shqiptare, gjegjësisht pushteti, për të gjitha këto vite të turbulencave demokratike nuk kishte bërë dhe kryer asnjë detyrim dhe obligim në ndërtimin dhe zhvillimin e një shoqërie të organizuar dhe konsoliduar demokratike. Doli në shesh gjithë ajo infrastrukturë e kalbur urbanistike dhe mishmashi i sistemit kulturo-arsimor, dhe shëndetësor e veçanarisht.mungesa e  solidaritetit në mes populates,kështu  kuptohet sepse kur mungojnë reagimet e organizuara,apo protestat kundër rrënimit të standardit jetësorë, kundër dukurive të cilat eskalojnë nga individët , kur e kontestojnë historinë kombëtare,dhe ngrenë dyshime për prejardhjen e kombit dhe vetes se vet si pjestar i paqartë anonim për nga  kombësisë.  Të paskurpëll të bëhemi kundër atyre, që ngrenë dorë makabre ndaj qenjies  së pambrojtur që rezultojnë me humbje jete të vajzave të mitura apo grave të moshuara, kolektivishtë të veprojmë kundër  këtyre veprimeve makabre. Mos na duken si normale dhe t‘i kapërdijmë si të mos kishte ndodhur gjë.Harojmë se edhe ne nesër mundemi të bëhemi viktimë e aktorëve demential.Nuk duhet të tolerojmë deri sa vet të bëhena viktimë,duke i mbrojtur tjerët mbrohemi vet.Nga ana tjetër qeveritarët e plotpushtetshëm  në vend që të përforcojnë kontrolet,për ngritjen e kritereve kulturo-arsimore në institucionet arsimore dhe shëndetsore, por pikërishtë ata e këputin verigën funksionale në mes kontrolit dhe personit. Emërojnë persona diskutabil në krye të institucioneve të cilat e kanë për obligim ngritjen e arsimuar të populates.Në krahasim me regjionin kemi ngelur shumë prapa,sa që të mos them se jemi kthyer mbrapsht nga koha.Polarizimi në korpusin politik brendashqiptar,emiton sinjale të gjelbërta hegjemonisë,Sërbe dhe e ushqen, duke i’a ritur oreksin për mundësinë e shtrirjes së pushtetit në teritor të Republikës së Kosovës. Faktori ndërkombtar demeralizohet nga politika disperzive e shqiptarëve,pasi që politika globaliste shqipërisë diktohet nga utopisti Soros.

     Shumë ngadalë ngritet vetdijesimi kombëtar,popullin e kanë rrëmbyer,qarqet e caktuara,dhe emitojnë demogogji antikombtare.Me shtrembërimin e historisë dhe fesë mbi popullin.Kjo dukuri e shëmtuar,është si rezultat i paaftësisë së pushtetit aktual,i cili s’ka kapacitete mbi zbërthimin e veprimit të qarqeve të jashtme, dhe nuk ndërmer akte juridike të shkruara në kushtetutë që t’u parandaloje veprimin publik në shtet.

Nexhat Bexheti