Stinë mendimesh-Kledi Shegani


Kledi Shegani

Stinë mendimesh që aty-këtu bashkohen me retë e bardha, që qiellin vizatojnë e dritës së qershorit i humbasin nga sytë.
Endur shtigjeve të qënies sime takohen mendimet në ty e heshtja ka frikë të flasë, me atë zërin që veç shpirti e dëgjon…
Ashtu, në dukje moskokëçarëse, përballë atij ekuacionit të famshëm me dy të panjohura përpiqem që t’i jap vlera sistemit të shpirtit tim që drejt koordinatave të tua është nisur…
Stinë mendimesh, që qiellin e shpirtit vizatojnë e retë i kanë larguar përfundimisht..