Stinë ndërrimi-Agon Halabaku


Në këtë qytet të zhurmshëm,

ku yjet në qiellin e largët,

bëhen një melodi,

e njerëzit me hapa të lodhur,

ecin nën ritmin e mundësive të humbura.

E shoh dritën që përvidhet

nëpër plasat e dritareve të vjetra,

një flakë e vogël,

një dëshirë e pavendosur,

kështu ndjehem unë,

në këtë labirinth modern.

Një smartphone në dorë,

mes mesazheve të shpejta,

zëri im humb,

në grumbullin e fjalëve të shkruara.

Kush e di,

nëse dashuria e vërtetë

ka vend në këtë epokë?

Stinët ndryshojnë,

por unë kam ngecur,

në këtë hapësirë,

ku ëndrrat janë të lidhura

me zinxhirë të padukshëm,

dhe çdo hap është një premtim,

për diçka që nuk ndodh.

Ndoshta nesër,

apo ndonjë mëngjes tjetër,

do t’a gjej të vërtetën,

në mes të kësaj zhurme,

dhe do të flas

me fjalë që ndjehen.