Stinët-Rubjana Nika 

Gushti i dasmave

Gusht” i ngushtë”,o i bekuar,
sa shumë dasma na ofrove,
në këtë vapë përvëluese,
na rinove,na freskove.

“Gusht e gunë”,thënë dikur,
vjeshtës i bën ftesë freskie,
por me vapën përvëluese,
na ysht ethshëm nëpër hije.

Porse dasma s’pyet për motin,
është nxehtë apo acar,
na freskojnë vallet rinore,
na ngroh shpirti atdhetar.

Muaj dasmash shqipëtare,
me plot patos ,alegri,
i mbush zemrat djaloshare,
optimizëm,dashuri.

Na ngjall shpresën për të ardhmen,
për rininë shpresëpashuar,
dasma paçim e u shtofshin,
dasmat nga Zoti bekuar🙏
Mar, 4:04 MD
Rubjana
Natyrë e bekuar

Çdo bimë e kësaj toke,
që mbin në çdo stinë,
e bekuar nga Zoti,
ia shton hijeshinë.

Si flokë të shprishur,
ngjyra e larmi,
ngjason pylli,mali,
në diell e në shi.

Çdo stinë e shijoj,
natyra na mrekullon,
bekuar nga Zoti,
mirësi na ofron.

Natyrë jeshile,
natyrë e bardhë,
e kafta e tokës,
vjeshta freski,e artë.

Pranvera e ringjalljes,
vera e përvëluar,
vjeshta ngjyrëmagjike,
dimri borëmbuluar.

Pranvera na gjallëron,
vera na qetëson,
vjeshta melankolike,
dimrin paralajmëron.


Stinët

Nuk e kam adhuruar dimrin,

por borën normalisht,

joshur bardhësisë së saj,

e flokëzat që bien paqësisht❄️

Nuk e dua të ftohtët,

dhe të nxehtët gjithësesi,

më mjafton dashuria e borës

ma ngroh shpirtin me butësi e qetësi.

❄️💥

Çdo stinë ka bukurinë e saj,

dhe te secila gjej kënaqësi,

si vjeshta me ngjyrat magjepsëse,

dhe dimri me bardhësi.❄️

Të gjitha stinët i dua,

për të mirat që ofrojnë,

dhe vera përvëluese,

dhe pragverën kur pranveron.💥