Kur u takuam për herë të parë,
U shtanga fare,sfola një fjalë,
Fola me veten,diçka unë thashë,
Ky djalë,paska qënë për mua dhuratë.
Nuk i dhashë kohë vetes time,
Më lëvizi gjaku,me shpejtësi vetëtimë,
Nuk e zgjata, shumë u nxitova,
Pëlqimin t’a dhashë,ty të pranova.
Ditët po iknin, po kalonte koha,
Filluan tek unë,zhgënjimet e para,
Njohja nga afër,punën e saj po bënte,
Fytyra jote,çdo ditë po të tradhëtonte.
Bukuria jote,më gënjeu shumë,
Kërkesat e tua,në siklet më vunë,
Shumë gjëra që kisha,ti mi ndalove,
Më ndalove lirinë,atë ma”prangose”.
Prangat e tua,ishin dhunë e tutelë,
Brënda tyre s’kishte dritë,por vetëm errësirë,
Xhelozia jote,të nxorri fare zbuluar,
Me mua u solle,si kafshë e tërbuar,
Erdhi momenti,vendimin unë mora,
I thashë STOP prangave të tua.
6 Shtator 2021.