Strellca me entuziazëm-Nga Shefik Sadiku


STRELLCA ME ENTUZIAZËM

BOKSIERI KËRÇOVARË MERSIM ZEQIRI Boks në Tetovë.

Mersim ZEQIRI nga fshati STRELLCË komuna e Kërçovës i cili punon në Basel – Zvicër, dje në sheshin “Iliria” në Tetovë, pati ndeshje sportive në boks. Në këtë qytet të shtunën më 29.07.2023 u zhvillua ndeshja e boksit e cila filloi në ora 18. Boksieri kërçovarë Mersim Zeqiri (Cemi) nga Strellca e Kërçovës në këtë sport-boks, në ring pati kundërshtarin serb Mihajll Mihajlloviq. Sheshi “Iliria” e qytetit të Tetovës e kishin mbushur adhuruesit plot e përplot nga dashamirët e këtij sporti. Në këtë shesh të stërmbushur “Cemit” i kishin ardhur për mbas edhe kërçovarët për ta përkrahur boksierin e tyre të talentuar. Boksieri “Cemi” kur hipi në ring, duartrokitjet filluan. Në raundin e parë boksieri kërçovarë pati një shkathtësi të madhe kundër Mihajlloviqit dhe e rrëzoi për toke për 1 minut e 12 sekonda. Gjëmoi i tërë sheshi “Iliria” nga duartrokitje dhe brohoritjet kur e panë të shtrirë kundërshtarin serb nga shqiptari kërçovarë, publiku ngjalli një entuziazëm të pa parë. Ky boksier nuk i pranon humbjet, prandaj kur bokson Mersim Zeqiri (Cemi), salla ose sheshi mbushet plot. Sjellja e dobishme e “Cemit” nga Strellca i shërben miqësisë dhe shoqërisë me karakterin e tij të fortë. Boksierit “Cemi” nga Strellca i urojmë shëndet, fat dhe suksese në çdo ndeshje. Nga Shefik Sadiku

Kërçovë