
Zbulimi u bë në kodrat e Galilesë.Arkeologët kanë zbuluar një strukturë të lashtë guri si tavolinë, të gdhendur me vepra arti misterioze.Dollmeni intrigues, i cili besohet se daton mbi 4000 vjet më parë, u gjet pranë Kibbutz Shamir në Galilenë e Epërme nga profesor Gonen Sharon i Programit të Studimeve të Galilesë në Kolegjin Tel Hai.
“Ajo që e bën kaq unik këtë dolmen janë dimensionet e tij të mëdha, struktura që e rrethon dhe më e rëndësishmja, dekorimet artistike të gdhendura në tavanin e tij”, ka thënë Autoriteti i Antikiteteve.
Mijëra dolmenë (varre megalitike me një dhomë të rrethuar zakonisht me grumbuj gurësh) janë zbuluar në të gjithë Lindjen e Mesme gjatë viteve.
“Format e gdhendura përshkruajnë një vijë të drejtë që shkon në qendër të një harku,” tha partneri i studimit Uri Berger. “Nuk ekzistojnë paralele për këto forma në vizatimet shkëmbore të gdhendura të Lindjes së Mesme dhe rëndësia e tyre mbetet një mister.”