Struktura e çuditshme në formë UFO shfaqet në liqenin norvegjez


Duket si një anije kozmike, por nuk është.Një objekt që i ngjan një disk fluturues është shfaqur në një liqen në Norvegji, por jo gjithçka është ashtu siç duket.Fotografitë e një objekti të madh, të argjendtë, në formë ovale që notonte në sipërfaqen e fiordit Hardanger të Norvegjisë në Hagardsneset shkaktuan një intrigë të madhe në mediat sociale në fillim të këtij muaji.

Ngjashmëria e saj me një UFO – veçanërisht anija kozmike e kromuar nga filmi i viteve 1980 Flight of the Navigator – nxiti sugjerime se mund të ishte dëshmi e vizitorëve jashtëtokësorë.

Megjithatë, siç rezulton, ky objekt me pamje misterioze është në fakt një ekspozitë unike arti që është krijuar për t’i ngjasuar luspave të argjendta të një peshku.

I njohur si “Syri i Salmonit”, ai peshon 1256 ton dhe është projektuar nga studio daneze Kvorning Design me financim nga Sondre Eide – CEO i firmës së kultivimit të salmonit Eide Fjordbruk.

Instalimi është tërësisht lundrues dhe thuhet se përmban katër kate të brendshme me një kinema dhe disa kate ekspozite, megjithëse saktësisht se çfarë po ekspozohet brenda mbetet një mister për momentin.

“Syri i Salmonit do të bëhet një ikonë e dizajnit ndërkombëtar për Eide Fjordbruk dhe do të revolucionarizojë akuakulturën e qëndrueshme në të ardhmen,” tha CEO i Kvorning Design, Arne Kvorning.

“Jam i bindur se qendra lundruese e informacionit të akuakulturës dhe instalimi i artit do të vendosin standarde të reja për akuakulturën e qëndrueshme në çdo aspekt. Dizajni, ndërveprimi, kërkimi, teknologjia dhe përvoja zhytëse.”