Studim nga: Feri Arifi Tanushë
Kalaja e Gërnçarit- Një histori shqiptare

Kalaja e Gërçarit, një kala tipike ilire, e cila është ndertur në shekujt e hershem dhe ka nevojë për t’u riparuar, sepse është me mure mbi 2 metra të gjera, të ndërtuara me bazament të betonit të fortë, ati betonit antik të njohur për cilësinë ngase bëhej nga hiri shtuf vullkanik.Kjo kala sipas mej është kalaja me e rujtur ne Morovë të Epërme, si kala kjo ishte e ndarë në mes me shumë shtëpi përbrenda mureve të saj, mund të them me e ruajtura me ato mure të trasha. Meqenëse është një kala jashtëzakonisht interesante, që lidhet me lashtësinë tonë, ka mundsi qe me shumë pak mjete për ndërtim të riparohet edhe më një rruge dykilometërshe, të hapet për vizitorët kureshtar, që të vizitojn kët kala për zhvillimin e turizmit kulturor në këtë Komunë. Kjo kala ka nevojë që të hyjë në projektet hulumtuese të institucioneve tona që merren më trashëgiminë materiale, për mirmbajtjen e saj, sepse në brendi kjo kala duhet të fshehë mbetje interesante që nuk jan gjurmuar deri me sot.
Ndoshta legjendat që thurren rreth saj ka bërë që të zgjohet vëmendja e gërmuesve klandestinë, të cilët tashmë kanë bërë “hulumtime”, duke hapur gropa rreth e rrotull këtij areali historik shqiptar. Vjetërsia e saj e madhe dëshmohet edhe nga lisat e shumtë që e kanë mbuluar në tërësi hapësirën ku shtrihet kalaja. Dëshmi të kalasë janë vetëm muret e mbetura, si mbrenada ashtu edhe jasht, porse brendia e saj ka mbetur e paprekur dhe shumë interesante, ku më se miri shihet në pranverë.
Për shkak se në Gërçar, po në këtë fshat dhe rrethinë me kohë janë dëbuar shqiptarët, e cila kjo paraqet një problem të vazhdueshëm. Në lisat apo drunjet e saj rreth e rrotull ka shumë gdhendje drunjesh me kater shkronja të CCCC dhe në çdo kaqubë janë të varrura shish qelqi të thyra që njeriu po sa të kapet për mbajtje në ndonjë kaqube pa e ditur mirë mundet ti pres duart. Nuk është se shqiptarët nuk i çmojnë shejtëritë, por strategjia serbo sllave ishtë ajo që mos të gjurmohet në kët vend, kështu ishtë edhe për ta përvetësuar trashëgiminë tonë të këtij vendi, duke i paraqitur shqiptarët si agresor dhe perndjks të trashëgimisë se humbur, ka bërë që shpesh të dëmtohen mbetjet kulturo-historike nga e kaluara dhe pa i parë shqiptarët e tu thuhet kalave se janë sllave. Kjo kala ka tri rrug për të arritur lart edhe pse është shumë afer rrugës që është e asfaltuar dhe shkon deri në Letnicë, por rruga për kala është nje rrrugë që mundë të ndertohet leht për vizitorë, të shkoj nga ana e jugut, ndërsa dy tjerat janë nga ana veripërendimore që janë vështir të kalushme sidomos për moshat e shtyra. Muretë e kalas në anën veriore janë shumë mirë të ruajtura ndersa nga ana jugore të gjith guret janë të shembur nga muri i kalas ku dhe ka shumë gjarprinj, po si ka ndodhur që të shembet vetem në njeren anë, këtë unë nuk mund ta di, unë mundë të jap vetem supozime, ose ka ndodhur ndonjë dridhje toke ose ndonjë fuqi e madhe puntore e cila e ka shkatrru kalanë, por kjo u mbetet ekspertve dhe arkeologjis që të mirren me te. Teritori i kësaj komune përmes pellgut të Moravës lidhet me Gjilanin e shkon dhe dhe lidhet me Bujanocin te cilat rruget shkonin për Nish dhe Konstatinopoj.
Konfuguracioni i relievit dëshmon për një pozitë shumë strategjike, në territorin e Dardanisë qe e shfrytëzuan për nevojat e veta në kohrat e hershme dhe kështu ata jetuan të lirë me kalat e shumta të banimit dhe të tokës pjellore e shumë xehtaroreve që ka ky vendi. Kalatë, përkatësisht gjurmët e kalave në Viti dhe fshatrat e vendbanime janë të shumta: Gërnçar, Mjak, Tërpezë, Binçë, Tanushë. Që këta emra siq i quajm ne sot i kishin pa ardhur ende sllavetmw 1912, ku sot po degjoj nga professor të ndrrohen emrat e këtyre kalave. Të gjitha këto vende i takojnë terrenit malorë, ndërsa objektet e ndertuar të kalave kanë qenë të ngritura në kondrina pak me të larta dhe kanë vëzhguar rrjedhat e lumenjve dhe drejtimet e rrugëve, për një vrojtimi edhe në terrene të vështira që njerzit kan kaluar andej pari. Përndryshe, kalat kanë pasë edhe mundësi komunikimi në mes vete, qoftë përmes shenjave të ndryshme gjat natës me dhezjen e dritave, apo edhe përmes bartjes dhe percjelljen e karavaneve me njerëz.
Në këtë kontekst, kalaja e Gërçarit ka pasë pamje të mirë në rrjedhën e lumit Letnica por edhe hapsirën e madhe fushore të pellgut të Moravës së Epërme të Binçës së Vitisë,
më që unë sot jem si pik nisje e kësaj kalje që dikush nga rinija jonë e mrekullushme të mirret dhe ti qoj gjerat aty ku duhen në shtët, apo fakultetin e historisë, po nese ka njerz të vullnetit mirë. Me që ky vend ka artifakte e mure edhe në mesin e kalas pa ra në rrugen të Lumi i Lenicës, është është ujsjellsi i klas po edhe në fundin e saj ishte një faltore shumë e vjeter por më sipërfaqe të madhe si faltore gati sa i kan humbur themelet po aty kishte edhe shumë varret që unë i kam fotografuar, kjo tokë është shitur dhe pronari e ka punuar, këtu duhet punë dhe vetem punë për ta bër të viztushme këtë kala ilire që ka nje forme të mahnitshme që askush sot nuk e ka një kala të tillë në Kosovë.
Gërçari si fshat ka shumë gjera intersnta të pa prekura e të uzurpuara me varre sllve siç është shpella e neolitit që kam shkruar në librin tim për të në vitin 2016, mirë edhe kisha sllave është ngrit nga viti 1927 mbi këtë shpell të neolitit në këto traje.
Studim nga: Feri Arifi Tanushë.