Poezi
Erdhi stuhia, erdhi,
sa mezi e presim,
per te mbushur thesin:
rende- rende vjen dimri,
lehte- lehte shkon vjeshta,
me barkun e pangopur,
thaset plot genjeshtra.
Me ombrlla te kuqe,
me ombrella te zeza,
dalim presim stuhine,
sic na e heq ne dera:
edhe deti fryre shkume,
eshte ngjitur permbi ledh,
pallatet kafshoon me dhembe,
ndersa luajne, qeshin me rete.
Erdhi stuhia, erdhi,
githe mezi e presim,
lumi te na fshije plehrat,
qytetin e ka zene perdhesi:
shitesat duar kryqezuar,
me kurora lulesh presin,
lumin e eger turbulluar,
t’i epen stuhise:
t’i falen rrebeshit.
Harbuar keq edhe rruget,
nga gjarperinjte e zinj,
ardhur diku nga Afrika,
mbarsur ketu ne Shqiperi:
besohet se vete stuhia,
do t’i rrembeje e do t’i fshije,
do thote jekerthinjoshi,
pritej kjo dite, stuhia do vinte.
nentor, 2023.