STUHI, STUHI…

Askënd më shumë nuk kam dashur. Dhe më shumë askënd nuk dua. Ndonjë ndarje tjetër s’më ka mposhtur, sa dhembja jote për mua.
Çfarë kisha të shpirtit t’i dhashë, çfarë kishe m’i fale edhe ti. Kujtoj si u bëmë dy bashkë, harroj si ikëm një nga një.
Harroj se nuk dua ta vuaj këtë peng që po më shkallon: Fluturojnë në vjeshtë dy zogj bashkë dhe tek ti më vjen të rend.
Stuhi, stuhi… Ja Vdekje, ja Dashuri!
Shkreptin, shkreptin. E sheh si dridhet drita? Është shpirti që i thërret shpirtit. Zogjtë që bashkë fluturojnë në vjeshtë, shkojnë drejt rrufesë së dimrit…
(Nga libri “Thika pa gjak”)
