Stuhitë e shpirtit-Donike Rrethej


Sa imcake andrra e mbramshme,

e lindun midis stuhive t’shpirtit,

diku n’nji plasaritje zemrët,

lindi e mori frymë,

deshte,deshta,

e n’burgjet e asaj andrre si skllavë t’saj u ndryemë.

Si nji pupël e purpurt m’ra n’pllambën e dorës,

e vogël ,e brisht e u rrit mbrenda mejet,

kaq potente.

E zhduka,

e linda ,rilinda.

E treta si mos me pa ken,

e m’gjeti prep ,flen mbrenda mejet e pa’prekun,

e denjë.

Sa e vogël para saj jam…

nji grimcë , nji fjalë,

nji lot ,nji mall.

Seç klith zemra me ankthet e rritna ,

e shpirti n’degt e mallit lotin rrëshket,

kaq e pa’denjë dukem unë para saj,

asaj ndjenjë kaq t’brishtë e t’fortë qi m’ndjek.

U rritën lulet e harresës,

mbi kujtimet qi pluhni mbulue i ka përtej limitit,

sa imcake andrra e mbramshme ,

( e lindun midis stuhive t’shpirtit )!