STUHITË ZGJOHEN NË SHTRËNGATË
Mëngjeset, ditët e netët e mia
më janë ndryshe me atë buzagazin
dhe harenë tënde të shpenguar!
më jep jetë dhe më bën të mendoj,
se nuk ka imazh tjetër më të bukur
pas së cilës mund të shkoj!…
Ti më je më shumë se
një përqafim i butë në kraharorin tim,
më shumë se një dashuri që më
bën të dua dhe lot i syve të mi blu!…
Nata vjen si mirazh i paqtë dhe ora
gjëmon në rrasën e oxhakut duke më
kujtuar trokët e zemrës pranë zemrës
simë dhe dorën në dorën në grushtin tim.
Natën e dua nga që ajo më sjell
në pagjumësinë tënde duke rendë
si një yll i ndezur në agimin e ditës së re.
Sa e paktë është jeta mes kësaj bote
të çmendur, ku udhët e mia më shpien
qiellit të spërkatur me lulehije,
aty ku ndodhet më e bukura ëndërr!…
Hëna pas nesh ngrihet e verdhë
dhe fushat me barin e butë shtrohen si mirazhe
të kaltra, ku zogjtë ia marrin asaj kënge,
që kushdo ka dëshirë t’a dëgjoi!
Kjo është jona këngë e dashur,
sa yjet i dënojnë të digjen dhe dritën ta
derdhin në det.
Sa e heshtur më është nata sa yjet i
dëgjoj të pulsojnë në shpirtin tim!…
E dashur, ti më preke me duart e dridhura,
të ëmblën fytyrë dhe ndjeva lotët
e tu të buisnin thell në mua!…
Unë rash në dashuri me ty syzeza ime,
se ndryshe do bia në dhimbje nga
dëshpërimi dhe i sëmurë do vdisja!…
Është ky çast e dashur, ku deti ia nisë
këngës dhe vala ia merr
valsit të saj, e brigjet oshetijnë
nga vrullimi i erës
dhe stuhitë zgjohen në shtrëngatë!…