Sulejman Salihi-VDEKJA E POETIT


VDEKJA E POETIT

Ishte një poet, shkruante poezi,

Çmendurisht poeti kish’ rënë n’ dashuri. Por kot ish’ harlisur, se e dashura e tij, S’ e donte poetin as për sytë e zi. Ç’ mund të bënte tash poeti i shkretë, Po i numronte së fundi dhe ca orë në jetë. Dhe u mbyll një ditë ai vetë në qeli, Shkroi dhe nja dy vargje me gjakun e tij. Më në fund, tha vdekja, do të vij këtu, Do të jetë e bukur, sikur sytë e tu. Ai iku nga jeta veç për sytë e saj, Ajo për shtatë qejfe, me tjetrin n’ saraj.

About Post Author