Sulmet ndaj policisë së vendit në Mitrovicën e Veriut…Nga Sami Arifi


Shkruar nga Sami ARIFI
Sulmet ndaj policisë së vendit në Mitrovicën e Veriut të ndalen me forcën e ligjit nga policia e Kosovës

Shkruan: Sami ARIFI

Dhuna dhe sulmet që paralajmron Lista Serbe, ndaj djegëjeve të veturave dhe sulmeve ndaj policisë së RK-së duhet të mbrohet përmes forcës së ligjit nga policia e shtetit tonë, sepse është obligim kushtetues i vendit tonë…

-Ku ka shtet funksional ligjor demokratik në Botë që lejon kalljen e veturave nga grupet kriminale të nërsyer, në këtë rast nga Serbia, edhe ate nëse nuk lejohet ky akt i shumtuar këto grupe kriminale serbe paralajmërojnë sulm ndaj policisë së RK-së…

-Është veprim obligues nga Kushtetuta e RK-së që grupet kriminale të arrestohen për tu parandaluar aktet kriminale…

-Kush duhet të arrestohet? Kuptohet ai i cili ka paralajmëruar sulm ndaj policies së Kosovës, ai i cili ka emër dhe mbiemër, ai është Goran Rakiçi…

-Kriminaliteti nuk ndalohet askund në Botë me dialog, po parandalohet me forcën policore që e parashikon kushtetuta e vendit të atij shteti…

-Patjetër sulmet ndaj policisë në Veri të Mitrovicës, nga grupet kriminale serbe, duhet të ndalen nga forca e ligjit të shtetit, nga policia e Kosovës sepse është obligim kushtetues i RK-së…