Sy bukura…Nexhbedin Basha


SY BUKURA…

“Për ty sy bukur male do çaja”,

Djali i tha vajzës në një tango,

Si urragan do turfulloja,

Ëndrën në sytë e tu të kapja.

Si rrufe ti lëviz…

Mbretërinë kudo sundon,

Prej teje jam bërë i pa kuptimt,

Nuk e di në ç’bot ti rron…

Ndjej aromën, buzëqeshjen, shijen,

Si sorkadhe ti lëviz…

Lum nëna që t’ka lindur,

Oj Sy bukur, je si yll…

Por si furka që tjer leshin,

Fjalë pa fund për ty do thur,

Ti je princesha unë princi,

Je e thellë, si një pus.

Fjalë, fjalë pa fund do shkruaja,

Se ti je vetë kryefjala,

Në ëndrat e mia ti je kurora,

Si dielli e hëna për ty është nata.

Nexhbedin Basha