Sykaltëra-Violeta Kadriu


Sa herë më mban inat,

s’ më shikon e as s’ më flet,

këtë zemrën time të ngratë,

pa plumba ti ma vret.

Me kast ti më rri larg,

që unë të të kem shumë mallë,

me lotët që të rrjedhin varg,

më fut në dhe për së gjallë.

Teksa vështroj sytë e tu

e të puth trëndafilet ngjyrë gjak,

më duket se ora ndal ritmin,

harron të bëjë tik-tak.

Me afsh të zjarrtë dashurie

ti fare më marros,

” i kafti” im bën lutjen,

” i kaltëri” yt vendos.

Zëri yt më vjen

si trëndafil me vesë,

fllad pranveror më bjen,

në jetë më mbjell veç shpresë.

Dua të të shoh përditë,

dua të të shoh përnatë,

kur nuk të kam afër

gjumin s’ e bëj rehat!

O mor djallëzor sy i kaltër,

që dua të të kem pranë,

në ty fundosem e tëra,

si në më të thellin oqean!