
SYRI
Syri për të parë është bërë,
Të shohësh ti, jo për të tërë,
Syri është shqisa jote,
Syri sheh shumë gjëra,
Por s’duhet t’i tregojë të tëra,
Poqese çfarë sheh tregon,
Gjithë botën ngatërron.
Syri sheh afër dhe larg,
Syri sheh rreth e qark,
Syri sheh kur ngatërrohen,
Syri sheh kur dashurohen.
Syri sheh tokë e det,
Kur zyrtari merr rryshfet,
Syri sheh gjithësinë,
Është i shtrenjtë për njerinë.
Si syri nuk ka të dytë,
Ndaj thonë “më dhemb si sytë”.
Sytë shohin brenda, përjashta,
Ndaj thonë “sytë mos t’i pafsha!”
Ti kur zihesh me dikë,
Thua “sytë mos t’i pafsha më!”
Dhe kur tjetri shtërngon dhëmbët,
Thua “iku nga sytë – këmbët”
Kur e mallkon një të dytë,
I thua “ik, të plaçin sytë!”
Syri bën me isharete,
Sekretet i mban për vete,
Ka njerëz që janë si dryn,
Nuk flasin, por shkelin synë …
Dhe po nuk fole me gojë,
Bëre me sy, është njëlloj,
Nga të gjitha shqisat e tjera,
Syri ka më shumë vlera.