Syri ka ngjyrat e jetës-Besa Januzi-Rexhepi


Syri ka ngjyrat e jetës

Sytë e mij kanë laps të zi,

shkruan të zezat që shikon,

Do ta ndrroj me laps të kuq,

Lapsi shkruan për dashurin.

Jo, jo nuk bënë kështu as të zi e as të kuq, do ta ndrroj me ngjyrë jeshile,

që ta shoh botën më ndryshe,

Ta shoh botën me dashuri

të fali paqe të fali mirësi.

Sytë e mij do shohin ndryshe,

Lapsi syrit do shkruaj jeshile,

Të vazhdojmë këtë jetë me gëzime,

Lumturi e dashuri, paqe e mirësi.

Nuk po shkruaj për ngjyrat tjera,

se kështu përzihet e gjithë jeta,

me jeshilen do vazhdoj,

Sytë e mij më shumë pushojnë!

Besa Januzi-Rexhepi

12 maj 2024

Michigan !