SYRI YT


Hiqmet Mehmetaj

Rebelohem keq kur shoh syrin tënd,

Ti dallgë kokëforte, unë si një shkëmb.

Veç më kot përpiqesh, s’më grryen dot,

Syri të tradhton, syri të derdh lot.

Në globin e syrit, në atë vështrim,

Nëpër ata lot mbytet mbytet syri im.

Cilin s’rebelon globi i syrit tënd?

Gravitetin- ligj , a e shkon ndër mend?!

BUZA JOTE

Si një lulëkuqe

Buza kuqëlon,

Ëndrra çmëndarake

Për natë të kërkon…

Tok me ëndërrimin,

Digjet zemra shpuzë,

Unë aty qëndroj

Trëndafil mbi buzë.

AJO GUSHË

Një trazirë ndiej, kur dal nëpër fushë,

Më verbon një dritë, më verbon një gushë.

Dua ta sodis, dua ta stolis,

Dua pak me buzë si zog ta çukis.

S’ëndërroj gjë tjetër, atje të pi vesë,

Të ngopem i shkreti, pastaj… le të vdes !

,botuar .

About Post Author