Sytë afroi pranë syve të mi-Ukshin Morina


(Në respekt dhe mirënjohje për miken time poete nga Labëria)

Sytë afroi pranë syve t’mi,

Se lotët sytë po m’i verbojnë!

Pranë zemrës sime m’rri tani,

Se malli shpirtin ma trazoi!

Prej syve t’mi lind dashuria,

Plot aromë e trëndelinë.

Dhe me zë këndon vetmia,

Fllad i natës psherëtinë!

Në zbrazëtirë m’u kthye jeta,

Ashtu bash si hënë e shkretë.

Me ty n’ëndrra u magjepsa,

Të kundroj shtatin kur hedhë!

Porsi hënë zë t’më shfaqesh,

Prapa majave ngjitesh ngadalë!

Drita jote e përskuqur,

Digjet larg me zjarr e mall!

Si një re zë t’më afohesh,

Më mbështjell me kaltërsi!

Je e ëmbël porsi mjalta,

Miturakja ime ti!

Kudo jam ngado që shkoj,

Fatin tënd kam përkarshi.

Që kur t’pashë si hënë ndër male,

Qiellit mbetën sytë e mi!

Natën pus nëpër shtrëngatë,

Në llah borë e stuhi shtruar.

Këngë e heshtur re të bardha,

Trup e shpirt m’i kanë pushtuar!

K’të formë ka kjo dhembja ime,

Është e rëndë e gjerë pa strehë.

Aty unë dhe dashuria,

Mbi një shtrat prej lisi fle!