Vero Cibaj
kjo zonje është nëna ime
Nga Çobajt e Matogjine
Sytë dritë vetëtime
Buza lule mandarne
Shpirti erë trëndeline
…
Këtë gusht vamë me pushime
Te Vëndi Miire në darkë
U lut me pergjërime
Erdhi te furgoni lart
Na pushtoi me ledhatime
Brenda në vatrën e zjarrtë
Na skuqi zogj me thërrime
Në baçën prodhimeartë
Mblodhi turuli perime
E përzjeu djathin me gjalp
Trazorja mes tavoline
E mish i pjekur në saç
Erë e dashur proteine
Miell misri arapash
Dhalla sfidon ujë gline
..
Tok me nënën dhe babashka
Punëmbaruar për përjashta
Kullot dhinë sa fillon vapa
… ikën prap sa bie nata
Dhe pse është moshatar
Dy herë dita shkon në arë
Si veturë përdor gomar
Fjalëpeshuar në kandar
“PO S”LÈVIZE, NUK KE QAR”
..
Ca ditë do vija në plazh
E mora punën avash
Ç’fat do kisha poshtë nga deti
E pashë në shpatull keci
Nëna kish mbushur tre çanta
Perime e moll nga baça
I mirrni këto që kemi
Të jetë plot frigoriferi
Uria është si dallgë
Që nduk shkëmbin, e bën plagë
…
2-3 ditë në vit na vini
As u shohim, as na shihni
Vizitë në njerëz kur shkoni
Na flisni, mos na harroni
mos vononi të bjer nata
Ne presim në shkall përjashta..
Meraku për fëminë larg
Bluan kockën pak e pak
Dhimbja, gulçimi nga malli
Durojmë ne sa s’duron mali..
…
Lëmsh në gryk, s’më vin kollaj…
Tu thosh’ do ikim pastaj…
Na nisën ca gjëra ‘pajë’
Raki e bidona vaj
Tre qeska pajame thelba
Arrë nxjerrë nga gulvexhga
Lule të shkoqur rigoni
Mëndërz ‘e tanti aromi
Mamaja dy tufa çaj
… pastaj filloi të qaj..
U mbyt në lot dhe babai
Është i rëndë lot i plakut
Të helmon pikën e gjakut
Sa dolëm në Qaf’matanë
Filluam dhe ne të qajmë…