Sytë e një fëmije


Vaso Papaj

Sytë e një fëmije

Sytë e një fëmije në një çast të plakin,

Kur gëzimin befas nga shpirti ta flakin.

Ditë e parë shtatori, libra kot kërkonin.

U qenë tretur shkronjat, fletët u mungonin.

Sytë e një fëmije, oh ç’vështrim të rrallë!

Si thëngjij nën hi, flakë a bëhen, vallë?

Atë ditë shtatori dreka m’ish helmuar.

Si topuz bërë nata, dita bukë – thërmuar.

Sytë e një fëmije, degëzë e këputur.

Në kërkim të diellit, që s’di ku është futur.

Lotët veshin sytë, si me brymë mëngjesi.

Doja t’u jap flakë, po asgjë s’më ndezi.

About Post Author