…. ” Sytë e tu dashurojnë, heshtin dhe më shumë vrasin…!!!”


Piro Minella Millona

…. ” Syte e tu dashurojne. heshtin dhe me shume vrasin…!!!”… Mikja ime sa here shikoj profilin tuaj jam i sigurte, se sintetizohet tek Syte e tu aq shprehes!!Ata sy, qe aq magji dhe zjarr fshehin brenda tyre.Ata sy ne ate veshtrim aq te pakuptimte, zbulojne jeten time deri ne detaje.Ata sy kane aq pasion te perveluar dhe kaq pikellim, sa nuk i kam ndeshur kurkund me pare.Ata sy qe shohin aq rende sa permbysin nje bote, por edhe shume madherishem, nen qepallat e tyre me ngadale, sa nxjerrin diellin ne shkelqimin e tyre.Ata sy qe jane aq gazmore dhe aq te hijshem.Ata sy, hetojne boten perqark, por edhe verbohen nga drita e leshuara nga syte e dikujt.Ata sy shohin, ata sy fshehin, por edhe fshihen na caste merzie.Ata sy ndizen, por edhe ndezin, qeshin si te marre, e reflektojne ne shpirt.Ata sy qe dashurojne fort, por dashurohen embel, por edhe harrohen kur dashuria thyhet.Ata sy lotojne shpesh, ata sy digjen dhe shkrumbohen nga zjarri i tyre.Ata sy shpesh heshtin, nuk flasin asnje fjale, por syte e ty edhe vrasin.Ata sy mbesin hapur edhe kur vdesin.Ata sy asnjehere nuk kam mundur ti veshtroj pa u tronditur.Ata sy i adhuroj, nuk mundet pa derdhur lote per Syte e tu……Pak shume pak shkruajta per Syte e tu, ata jane bote me vete…..

About Post Author