Sytë ia kam harruar,
Vështrimin, po e po…
Dhe nuk e di pse kam në duar,
Ende pak dritë nga ajo!
E kam harruar krejt… dhe mallin,
Fjalët e hidhura s’ja mbaj mënd,
Aroma e saj më kujton djallin,
E kam në trup, më çmëd!
I kam harruar si një ëndërr,
Dhe ato pak, të rrallat puthje,
E në më paftë hutini shtrembër,
Do nxitoj hapat sikur kam ngutje!
Ja kam harruar ngjyrën e fjalëve,
Kujtimet i hodha në një hon,
Fantazma e saj ardhur të gjallëve,
Inat ende më shpon!
E kam harruar, e kam harruar,
Mallkimi s’më ndjek më,
Frymën e saj e kam në duar,
Po kjo nuk është asgjë!
