Sytë më vajtën vetë
Ahh, më vajtën sytë
Te një vajzë yllore
Të pashë drejt në sy
Të pashë në fytyrë
Ishe si lulebore
Flokët përmbi sup
Mendjen ti ma more.
Sytë nxirrnin xixa
Si dritë xixëllonje
Doja të të flisja
Të më ledhatoje.
Më kujton blerimin
Mbush me luleshqerra
Më kujton rininë
Me lule të tjera.
Apo si sorkadhja
Kur mbi degë qëndron
Trupi si lastarë
me belin e hollë.
Kur ecje në rrugë
Rruga me kurorë
Ngjyrë e verdhë në fund
Dukej si ngjyrë e ngrohtë.
Më dole përpara
Ah sa shumë të doja!
Mos rri nëpër rrugë
Se të shohin bota.
Mos rri afër detit
Se të rrëmben shqota
Mos qëndro në male
Në ditët e ftohta.
Bie shi pa pushuar
e bëhet furtunë.
Hajde, moj te mua
Mos rri nëpër rrugë!
