Sythi i vjeshtës-Ylli Lalo


Ylli Lalo

Sot,

shkova atje

anës bregut,

tek deti,

një vit pa u parë me stinën e re!

.

Atje ku dallga vjeshtake

me stërkala të ftohta

kish nisur të fliste,

si një këlysh i egër

me mua luante

e fytyrën ma gricte.

.

Mbi kokë më davaritej

grija e qiellit,

nënëqeshte herë herë,

dhe herë herë tkurrej ngadalë

në toptha e toptha

të reve pa fjalë,

gati të më bënin dushin e parë.

.

Sot po vrapoja anës bregut,

të ndjeja aromën e detit

atje buzë më buzë me të,

ku vala puth gjurmën e atletit.

.

Atje,

aromën e motit nisa të thithja

në havanën e mallit

sythin e vjeshtës përtypja.

***

y.l