Syzezës-Eralda Cuko


Mund të jetë një imazh i 1 person

Pse natën vonë në ëndërr ti më vjen,

dhe më hipnotizon me imazhin tënd?

Me syrin e zi shpirtin pse ma rrëmben,

me bukurinë mahnitëse pse më çmend?

Dashuria jote pse po më robëron ,

sikur rryma e lumit furishëm më vjen?

Për ty zemra fort pse po më rënkon,

shpirti qetësi dot pse nuk po gjen???

Buzëqeshja jote më mbush plot jetë,

ashtu sikur dielli që rrit pemët në fushë.

Me ty dhe ëndrra më bëhet realitet,

eja moj e dashur të të puth në gushë!

Zëri yt kaq ëmbël pse më tingëllon,

si melodi e bukur më vjen çdo natë?!

A e di se ti më mbush gjithë emocion,

eja ,moj e dashur më mos më rropat?!

Mendja më mbeti tek shtat yt i hollë,

me bukurinë tënde shkëlqen porsi yll.

Rrezëllin magjishëm sikur ndonjë fjollë,

më vesh me blerim si pemët në pyll…

Në zemër të ruaj si thesar të çmuar,

çdo kujtim të bukur me ty e kam ndarë.

Nêse s’të shikoj ndihem i vetmuar,

eja moj e dashur të të puth mbi ballë!!!

Eralda Cuko