TЁ DUA POR S’MUNDEM!


Nuk ёshtё lojё dashuria,
mё do s’mё do!
Tek tё shoh ashtu të bukur,
tundohem më beso…

Nuk ёshtё lojё dashuria,
tek mё shkëlqejnë, sytё si diamant!
As ёndёrroj mё do s’mё do,
as mё kap s’mё kap…

Nuk ёshtё fik e ndiz,
si njё dritё që shkëlqen,
Ёshtё thjeshtё ёndёrr,
qё shpirtin ta rrëmben…

Sa herё tё shoh mё mbyt trishtimi,
e do tё futesha nё shpirtin tёnd,
sikur tё isha engjёll edhe unё vetё!
Tё shihja xhindet,
tё ndjeja vullkanin qё tё bёn tё ndjesh,
tё shkruash e tё vallёzosh me retё…

Por pas s’do tё vija,
jam lodhur nga pamundёsia
dhe kjo nuk ёshtё lojё,
mё do s’mё do!
Jam lodhur, ndoshta, edhe nga dashuria…

Por tek tё shoh,
kur vesa ende nuk ёshtё tharё
dhe dielli sapo ka dalё,
mё kujtohen netёt tek rrija duke tё parё!

Pastaj largohem, largohem….
Pamundёsia nuk ёshtё lojё,
mjerisht…

About Post Author