Tё shkruash mbi plagë dhe pёr kauza sociale-Nga Llesh Gjoka


TЁ SHKRUASH MBI PLAGЁ DHE PЁR KAUZA SOCIALE

– Refleksione nga romani “Zambaku I kanionit”, I shkrimtares Eralda Baze –

Romani i dytё i shkrimtares sё talentuar Eralda Baze me titull “Zambaku I kanionit” ёshtё nё duart e lexuesit.

Nga Llesh Gjoka

Tashmё botuesit dhe disa figura tё rёndёsishme tё letrave e kanё thёnё fjalёn e tyre me

kompetencё duke e cilёsuar kёtё roman tё veҫantё dhe qё plotёson pritshmёritё e lexuesve.

Dr.Eris Rusi, nё parathёnien e librit shkruan:

“Ky libёr vjen me njё domethёnie tё veҫantё pёr secilin prej nesh.Nё njё kohё kur gjёrat kanё nisur

tё marrin formёn e sё keqes dhe njerёzit shohin refleksin e tyre nё pasqyrёn e antivlerave, qё tё

kёrkosh shpresёn dhe ndryshimin ngjan si rrugёtim i pamundur, qё duhet tё kapet pas ёndrrёs qё

tё bёhet realitet”.

Ndёrsa shkrimtari Mark Simoni shkrimin e tij e titullon:”Romani qё shkund nga pёrgjumja njё shoqёri”.

Po,po..Shkundja vjen kur zgjohet ёndrra nё rrugёtimin e saj pёr t’u bёrё realitet…

Dhe ky roman na ysht drejt njё zgjimi tё ri…

Nё vitet e tranzicionit shqiptar, sikundёr i gjithё sistemi politik, ekonomia vendase edhe jeta sociale ka vuajtur nё njё lёngatё tё gjatё.

A duhen zgjuar ёndrrat sё pari te njё shoqёri e asfiksuar para se tё fillojё beteja pёr lirinё?

Tё jetosh nё liri do tё thotё sё pari tё jetosh ndershmёrisht dhe tё udhёhiqesh nga njerёz tё

ndershёm.

“Dёshpёrimi mё i thellё qё mund tё ketё njё shoqёri ёshtё dyshimi se tё jetosh ndershmёrisht ёshtё e kotё” – thotё Corrado Calvaro.

E pra, romani “Zambaku I kanionit” sjell nё vetёdijen tonё njё shoqёri si kjo e jona nё depresion ku pandershmёria dhe paligjshmёria kanё fituar tё drejtёn e qytetarisё pёr shumё xhambazё tё politikёs dhe kriminelё tё ngritur nё poste drejtuese.

“Por fati nuk ёshtё krah fukarait nё kёtё vend.Rilindja jo se jo” – shkruan Baze nё romanin e saj.

Njё skenografi e plotё ngjarjesh interesante dhe herё – herё tronditёse vjen para syve tё

imagjinatёs sё lexuesit duke e gozhduar atё deri nё fund tё leximit.

Drama nis dhe maiset aty te qeliza bazё e shoqёrisё, familja.

Lili,(zambaku I kanionit, edhe Migena) personazhi kryesor i romanit, njё grua e shkolluar por e papunё,ёshtё zgjedhur nga autorja Baze, pёrmes ligjёrimit tё saj, si zёdhёnsja e shumё kauzave pёr tё cilat shoqёria ka nevojё tё zgjohet.

Fati i palumtur i saj me Gentin ёshtё njё fabul jetёsore qё ndodh dhe ёshtё pёr tё ardhur keq.

Dialogjet, rrёfimet e saj para stёr – stёr nёnokes (Kirana Muzaka) e pёrshkojnё romanin si njё frymё e shenjtё dhe si parathёnёse e fateve apo kobeve tё personazheve sipas ngjarjeve.

Galeria e personazheve zgjerohet me individё tipikё tё shtresave dhe krahinave tё ndryshme tё

vendit.

Rita pёrfaqёson modelin mё tipik tё gruas sё dhunuar nga bashkёshorti i saj ( Niku ) dhe qё mbrohet dhe ёshtё nё shoqёrinё e shoqes sё ngushtё, Lilit.

Traditat dhe vlerat e mikpritjes shqiptare pёrfaqёsohen nga karaktere shumё origjinale dhe

interesante si Myzejeni dhe Serveti, burrё e grua.

Migena, shemёr e Lilit, ka sjellё nё jetё me ish bashkёshortin e Lilit, Gentin vajzёn me emrin

Teuta.Vetё ёshtё e destinuar tё vdesё pasi vuan nga kanceri i mushkёrive duke e lёnё vajzёn e saj si amanet nё duart e Lilit.

Vdekja e Gentit nga pasojat e tёrmetit dhe fati i brishtё i vajzёs sё vogёl i

afron nё fund dy shemrat me njёra – tjetrёn deri nё vdekjen e Migenёs.

Nё kampin tjetёr, nё qerthullin e ngjarjeve lёvizin shumё karaktere negative apo tё paformuar,

me moral kallp dhe dukje tё shtirur, nё pёrpjekje pёr tё zёnё njё punё dhe pozicion mё tё lartё nё shoqёri ( Safija apo Sofija me tё bijёn, Xhensilёn etj).

Nё rrjedhёn e ngjarjeve veprojnё edhe kontigjentё tё botёs sё krimit tё pёrfaqёsuar nga Rafet Dajaku qё kish arritur tё hynte deri nё parlamentin e “kёrpёratave” pёrmes shfrytёzimit tё prostitucionit; Dine Daci, i pamoral, vegёl qorre e njerёzve me pushtet; Desaret Bregu, drejtor qё shkel me tё dyja kёmbёt kriteret pёr mbrojtjen e zonave tё mbrojtura; Niku, dhunues nё familje dhe servil i njerёzve me pushtet etj.

Paligjshmёria, sipas ngjarjeve nё roman, fiton pushtet me vendimin duke shkelur kriterin e zonave tё mbrojtura pёr ndёrtimin e njё hidrocentrali.Duke shkatёrruar pasuri dhe bukuri natyrore si Kanioni i Holtёs dhe Ujёvara e Sotirёs.

Dhe kjo bёhet vetёm e vetёm pёr tё kёnaqur oreksin e njerёzve tё babёzitur me pushtet, tё cilёt lёvizin thasё me para nё llogaritё e tyre klandestine.

Ironia dhe grotesku i mvesh figurat e kёtyre personazheve sa nё njё pasazh tё ngjarjeve nё tjetrin.

Pafytyrёsia dhe djallёzia shprehet nё fjalёt e njё rilindasi: ‘…ne nuk do tё vjedhim nё mёnyrё kaq flagrante sa ata”( kupto kёtu politikanё paraardhёs qё abuzuan me pushtetin me politikёn e tyre tё mbrapshtё dhe me vjedhjen e fondeve publike).

Autorja Eralda Baze me stilin e saj tё zhdёrvjellёt dhe fluent tё tё rrёfyerit dhe stigmёn e saj tё shpёrfaqur aty ku duhet, arrin tё vёrё gishtin nё plagё dhe tё zgjojё interesin publik pёr mbrojtjen e disa kauzave tё rёndёsishme socio – politike qё nuk i mbron dot njё qeveri(“kuҫedёr”):

Mbrojtja e lirisё dhe demokracisё, nё mbrojtje tё mjedisit, arealit natyror si diҫka jetike dhe tё patjetёrsueshme.(Shembuj:Mosdёgjimi i zёrit tё komunitetit njerёzor tё fshatit pёr ndёrtimin e hidrocentralit etj.”Kur gjёmojnё topat nuk dёgjohen kёmborёt” – thotё Desaret Bregu).

Mbrotja e tё drejtave tё gruas nё familje dhe shoqёri.(Shembuj: Konfliktet,dhuna dhe ndarja mes ҫiftit

Rita – Niku etj; shfrytёzimi pёr prosticion I grave dhe vajzave,viktima Migena ).

Lufta kundёr korrupsionit qё tё ҫon deri nё krime, vrasje dhe pёrdhunime.( Shembuj: Vrasja e gjyqtares, sjelljet imorale dhe kriminale tё Rafet Dajakut, Dine Dacit etj).

Marrja nё mbrojtje e shtresave vulnerabёl, nё pamundёsi pёr jetёn.( Gruaja e ndarё Rita, vajza jetime Teuta etj).

Mbrojtja nga betonizimi, sipёrmarrjet gjigante nё ndёrtim; nga ngushtimi i sipёrfaqeve tё

gjelbra;nga dёmtimi I cilёsisё sё ajrit,zhurmat.(Shembull: Shpёrngulja e Lilit dhe tё tjerёve nga qyteti I Tiranёs nё fshatin e indjes etj).

Mbrojtja e vendit nga shpopullimi masiv nё qytet dhe nё fshat.(Shembull: Fshatra pa njerёz tё rinj, pleq tё braktisur etj).

Romani “Zambaku I kanionit” duke qёnё jo thjesht njё vepёr “arti pёr art”, duket sikur lёshon njё kambanё alarmi qytetar pёrmes ndriҫimit tё kauzave sociale qё pёrmendёm mё sipёr.

Kёsisoj, romancierja e talentuar Eralda Baze grish pёr njё letёrsi tё angazhuar dhe nё dobi tё shoqёrisё, nё luftё ndaj tё keqes qё mund tё vishet me pushtetin e paligjshnёrisё dhe

pandershmёrisё.

Pyetjes se ҫfarё ёshtё letёrsia, filozofi dhe shkrimtari francez Jean Paul Sartre do t’i pёrgjigjej:

“Letёrsia na hedh e pёrfshin nё betejё dhe se tё shkruarit ёshtё njё mёnyrё pёr ta dashuruar lirinё”.

Tё vetёpёrcaktohesh i lirё dhe nё betejё pёr lirinё, ja kjo ёshtё ҫёshtja qё zgjon njё shoqёri nga pёrgjumja.

Shkrimtarja Eralda Baze, pёrmes romanit “Zambaku I kanionit”,guxon pёr njё letёrsi ndryshe,antikonformiste dhe padyshim tё ngritur estetikisht, duke shfrytёzuar mё sё miri gjithё thesarin e gjuhёs dhe tё dijeve qё ajo zotёron.