Ta dija se…Vilson Mersinllari


Ta dija unë se kishte varre

më mirë të mos kisha lindur fare

vargjet e një kënge janë këto

që i këndojnë të gjithë nga do.

Janë vargje shumë të trishtushme

tingëllojnë keq,në këtë moshë tani

por kështu qënka ”kurdisur”bota

dhe këtë s’e ndalon dot njeri.

Por njeriu rron me shpresë

sepse shpresa e fundit vdes

prandaj ka mbetur në këtë jetë

mirmbrëma,mirdita,mirmëngjez.

Po ta dijë njeriu i shkretë

ditën se kur mund të vdesë

ngrihet e bën varrin vetë

që më rehat,në atë botë të jetë.

Jemi të gjithë në dorë të Zotit

per jetet tona vetëm ai i di

prandaj të rrimë gjithmonë të qetë

mos e vrasi mëndjen çdo njeri.