Ta ndalim migrimin!
——————————
Ta heqim kryeneqësinë,
Urrejtjen e primitivizmin,
Lakmin e bajraktarizmin,
Të kultivojmë dijën,
Urtin e mençurinë,
Qyteterimin e dashurin,
O njerëz të mirë.
Më punë e unitet shpirteror,
Ta ndalim trendin e migrimit,
Të krijojmë kushte e vende pune,
Për fëmijët tanë të shkolluer.
Kosovën tonë martire
Dhe mëmën Shqipëri,
Më pasuri nënëtokrsore,
Dhe shumë begati natyrore,
Nuk guxojmë t’i lëmë shkret,
Pa brezin e rinjë të shëndosh.
Ejani të bashkohemi..
Kudo që jeni e jetoni.
Po na thërrasin varrët,
Po na thërrasin fushat,
Arat bukanike e malet,
O vëllazer shqipetar;
Të krijojmë kushte jetese,
Në trojet tona etnike,
Për brezin e rinjë të artë.
Mos ti lëmë vendlindjet
Të boshatisura pa vajin,
Lojrat e gëzimet e fëmijëve,
Në trojet tona etnike,
Vëtem më pleq e plaka.
Që jetojnë dhe presin vdekjen,
Me lot e mallëngjim
Për djem e vajza dhe
Për nipa e mbesa,
Që vajtën në Përendim.
Ejani…! Dikur bëhet vonë.