Ta pijmë me fund këtë gotë…Rexhep Polisi


Rexhep Polisi

Ta pijmë me fund këtë gotë,

Ta pijmë trishtimin që bren.

E bukur jeta, pa lotë,

Mes kohës që ik, më s’vjen…

***

Dita përndritet

Në ajrin vjeshtak.

Mendimet fluturojnë

Hapsirës së artë

Dhe përflaken

Nga mungesa jote

E gjatë.

Vjeshta

Përkundet

Në pellgjet e lotëve

Që nuk shterin

Për asnjë çast,

Ndërsa malli

I shndritshëm

Tretet dhimbshëm

Në Vjeshtën e artë…