Takim brezash në Kaninë.
S’ ka më bukur se të festosh në kalanë e gurtë, nga vëzhgon detin Jon, Sazanin , Karaburunin dhe Vlorën magjike.
S’ ka më bukur kur dégjon këngët labe nga Grupi i Kaninës, vallet popullore nga Qendra Kulturore e fëmijëve Vlorë dhe kéngët e muzikës së lehtë kénduar nga dy talentet vlonjate , Marsela dhe Rovena.Një pjesëmarrje dinjitoze, takime të përzemérta me të afërm dhe miq, por edhe nga trevat e Shqipërisë.
Një organizim i shkëlqyer nga organizatorët e këtij eventi që zhvillohet dhe kurorézohet mrekullisht vit pas viti.
Ishte kënaqësi kur shihje përqafimet e vëllait me motrën, dajos me nipin, mbesës me xhaxhain, kushërinjtë ,shokët e klasës, miqve dhe të afërmve.
Një foto, një video në këtë festë, një bisedë e ngrohté mes miqsh vitesh pa takuar, njé déshirë për të kënduar këngë labe sipas tradités u realizua këtu, në kalanë e bukur historike, ku u kurorézua martesa e Donikës me Skënderbeun por, edhe në vendlindjen e patriotit të shquar Ismail Qemalit. Do të ruhen si kujtim kéto takime té veçanta dhe të paharrueshme, pikërisht aty ku historia ka lënë gjurmët e veta ndër shekuj.
Këngë të kënduara nga këngétaret e talentuara vlonjate Marsela Çibuku , Rovena Ibrahimi, dhe
Grupi i Kaninës. Dueti i këngëve qytetare vlonjate të kënduara nga mjeshtri i muzikës Artur Dhamo dhe Rovena Ibrahimi, ngritën në këmbë pjesëmarrësit vendas dhe jo vetëm…
U trokitën gota, u zgjuan kujtimet e shokëve të klasës nga shkolla 8- vjeçare , shkolla e mesme” Rrapo Hasimi “. Loté gëzimi dhe lotë malli emigrimi, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh në këtë takim brezash prej disa vitesh në Kaninë .
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Bravo té gjithë kontribuesit dhe organizatorëve! Festofshi ngahera festa të tilla kujtimesh té bukura plot hare, gëzim dhe harmoni! Gëzuar festën Kaninë!


