Takim ilirisht…Azem Baliaj


Afer Akropolit, paksa larg Egjeut,

Mes mijra turistesh, ty te dallova,

Thirra si nje sternip i Skenderbeut,

Oooo, Arbanaa…Athinen e hutova.

Kryet kthyen, turist’ nga gjith’ bota,

Nga vikama ime, si ne nje ahishte,

Hamendjet e tyre ishin krejt te kota,

Nuk kuptuan gje nga gjuha ilirishte.

Vetem ti buzeqeshe, zemra te foli,

Mire se erdhe, Malsia e Gjakoves,

Melodine e lashte “luajti” Akropoli…

Heshti Paridi dhe Helena e Trojes.

Kacurrelat tua supet me freskuan,

Puthja e mallit, ujvare nektarine…

Historine e globit jo, s’e ngatrruam,

Rindezem dashurine, midis Athine.

Lissus,07.07.2017. (ajb)