Takim në ditë shiu-Gina Kapej Xhaferaj


Kur u njohëm ish kohë e tërbuar

Frynte erë e binte shi

mbanim ombrellën në duar

Hidhnim sytë në latërsi

Joni ngrinte dallgët lart

Qielli ishte bërë gri

shiu binte si litarë

ne shijonim dashuri.

Me këtë ndjenjë të shenjtëruar

Do kërcejmë e do këndojmë

si valltaret më të shquar

Shiu rrebesh le të na njomë

S’jemi sheqer në tretësi.

jemi çift i dashuruar

Se ne u njojtëm në shi

s’kemi kurrë për ta harruar

Kur u njojtëm unë e ti

çeli gonxhe trëndafili

U bë dimri zagushi

Çeli bari si mes prilli

U bënë rrugët me flori.

Zogjtë shkuan nëpër parqe

Dashuria është lartësi

Me ty prek majat në male

Eja rrugën ta bëjmë bashkë

Të festojmë nëpër shi

Ku ishe fshehur mike e rrallë

erdhe sot. ku binte shi?

Hajde dalim në livadhe.

Veç një çadër le të mbajmë.

E të mbledhim manushaqe

Një nga një t’i thurim varg.