“Takim si dikur në shkallët e Institutit të Arteve…!!!”
…….Zbrita nga autobuzi i linjes së “Tiranës së Re” për të shkuar tek Liceu për të takuar një mik.
E kishim lënë pas kaq kohësh bisedash në rrjetin social.
Qëndrova për një moment me fytyrë nga Instituti i Arteve.
Dera gjithmonë e hapur. Vetvetiu mora rrugën duke ju afruar.
Kur u ndesha ballë për ballë me një fytyrë tepër të njohur.
Një miku im i dikurshëm i jetës studentore.
Një artist bashkëstudentë të asaj periudhe.
Mall i madh. Shikuam për rreth ku të qendronim për një kafe.
Kur befas dhashë mendimin tim:
-Nuk ulemi si dikur në këto shkalle të ngurta kur prisje mikeshën tënde të dilte për ta shoqëruar për në konvikt.
Miku im qeshi me të madhe:
-Si nuk harron asgjë more i “paudhë” edhe këtë e mban mënd. Ulemi dhe ma trego Ti historinë time me atë studenten e “Violinçelit”. Sigurisht që e tregon më bukur si gjithmonë kur Ishim studentë të dy.
Kruajta pak zërin dhe fillova:
-Por une do të veçoj një koncert i studenteve të Institutit të Arteve e kishin projekt mësimor.
Bukuroshja jote do të luante një pjesë të vështirë.
Në mos gabohem pjesa që luajti mikesha jote ishte “Koncert për violinçel dhe orkestër të Robert Schumann”.
Të dy ishim në rradhën e parë dhe e ndiqnim me emocione.
Nuk e harroj që haje thonjtë nga sikleti.
Bukuroshja ishte veshur tepër lehtë ishte pranverë. Me këmishë të bardhë dhe me një fund me pala ngjyrë blu. Flokët e zeza si pendët e korbit dhe ajo fytyrë aq e skuqur nga emocionet.
Për një moment ktheve kokën nga unë dhe më the diçka të veçantë.
“Sa fatlum është violinçela në mes të kofshëve të mikeshës time. Shikoje me vëmëndje si luan me sy mbyllur. Jam i sigurtë se ajo tani po flirton me violinçelën e saj”.
Për një moment mbeta pa frymë. Por edhe mua më kishte ardhur ky mendim pa vetëdije në trurin tim……
…Qeshëm me të madhe të dy dhe u çuam nga shkallët dhe morëm rrugën e Liceut për të takuar unë mikun tim….
