Takime të nxehta pas mësimit-Robert Shkurti


Shkëputur nga vëllimi me tregime e novela “Udha e shpresës”

Ngaqë tregimi është i gjatë, po e ndaj në dy pjesë.

Pjesa e parë

Takime të nxehta pas mësimit

Në sallën e mësuesve ndodheshin Tereza, mësuesja e matematikës dhe ajo e historisë, Rozana. Tereza kishte vënë mbi tryezë disa fletë dhe po merrej me korrigjimin e një detyre kontrolli, ndërsa Rozana jepte e merrte me celularin e saj. Tereza ngriti kokën dhe i hodhi një vështrim koleges që vazhdonte të luante me celularin.

Uff! – ia bëri dhe hodhi stilolapsin mbi tavolinë. U mbështet mbi shpinoren e karriges dhe u shkrydh pak duke çuar duart prapa kokës.

– Çfarë ke?! – e pyeti e habitur Rozana.

– Si të të them? Ja, u mërzita duke korrigjuar provimet. Me gjithë atë punë që bëj, nxënësit vijnë të papërgatitur. Më ngrihen nervat, po, po vërtet më ngrihen. Shkoj në shtëpi, mërzitem edhe më shumë me tim shoq dhe me fëmijët. E duan gati çdo gjë nga unë! Ja, çfarë të kem tjetër?! – përfundoi ajo duke psherëtirë.

– Eh, – ia bëri Rozana, – kështu e ka jeta, por s’duhet vrarë mendja shumë. Nuk duhet të mendojmë për hallet. Jeta është e shkurtër. Duhet ta gëzojmë. A e di se çfarëëë? – tha ajo me një “ë” të zgjatur dhe, si i hodhi një vështrim zhbirues shoqes, vuri buzën në gaz dhe i tha: – Mbrëmë po shikoja një film të Pierinos me mësuesen e shkollës…

– Edhe? – e ndërpreu Tereza.

– Aty më ngeli mendja, te skenat e filmit, ku Pierinoja dhe shoku i tij shikonin mësuesen e tyre nga vrima e çelësit tek bënte dush. Ha-ha-ha, sa kam qeshur! Për një çast e vura veten në rolin e saj tek më shikonin nxënësit. Nuk e di, Tereza, por pata një eksitim që s’di ç’të të them! – tha ajo dhe ia nguli sytë koleges, e cila e vështroi me habi.

Ishte një vështrim sikur donte të thoshte: “Moj, po a është në terezi kjo me imagjinatën e saj?!”.

Tereza dhe Rozana ishin shoqe prej kohësh. U shkonte muhabeti me njëra-tjetrën. Ishin të martuara dhe me fëmijë. Tereza ishte dyzet e tre vjeçe, ndërsa Rozana tridhjetë e tetë. Kishin disa vjet që jepnin mësim në atë shkollë dhe me një qëndrim të rregullt e korrekt. Rozana e kapi vështrimin mosmiratues të koleges dhe vendosi ta ngacmonte.

– Pak më parë m’u ankove për tët shoq, apo jo? Si i ke punët me të?

– Pse?

– Dua të të pyes: a e bën rregullisht me të?

Tereza zuri të qeshte. Bëri një shenjë me dorë sikur deshi të thoshte: “Lëre, mos e nga këtë muhabet!”.

– E kam seriozisht, Tereza!

– Si të të them, Rozana! Ka kohë që nuk e bëjmë si më parë. Rrallë, shumë rrallë. Ndoshta edhe mua më ka ikur dëshira. Ai nuk këmbëngul. Nuk e di.

– E shikon, pra?! Të ka lënë pas dore, ashtu si dhe mua. Mbase ka dashnore. Ku i dihet!

– Nuk e besoj! Ai imi nuk është nga ata tipa. Të paktën deri tani nuk më ka dhënë shkas që të dyshoj, – tha e bindur Tereza.

– Mos beso shumë! Nuk vihet dora në zjarr. Ja, për shembull, edhe unë i kam qëndruar besnike tim shoqi. Mbrëmë, duke parë filmin më lindi një ide. Të jem e sinqertë, më pëlqeu.

– Çfarë ideje?!

Rozana e hetoi edhe një herë shoqen e saj. Ishte në mëdyshje. T’ia thoshte apo jo? Pas një hezitimi që zgjati disa sekonda i tha:

– Mendoj të bëj dashuri me një nga nxënësit e maturës dhe…

– Je në vete?! – e ndërpreu Tereza, që uli zërin nga frika se dikush mund të dëgjonte bisedën e tyre. – Kjo është çmenduri! Ata janë në moshën e fëmijëve tanë. Unë kam djalin dy vjet më të vogël se ata. A e mendon se çfarë thua?! Çdo të thonë njerëzit, po ta marrin vesh? – i tha Tereza e tronditur nga propozimi i shoqes.

– Dëgjo, Tereza! Mos u bëj budallaqe! Sot të shkosh me djem të rinj është në modë. A nuk i ke parë artistet me famë? Shumica e tyre i kanë të dashurit apo burrat e tyre dhjetë, pesëmbëdhjetë apo njëzet vjet më të rinj.

– E vërtetë që është në modë, por në rastin tonë është ndryshe. Ne jemi mësuese. Duhet t’i edukojmë dhe jo të merremi me pisllëqe të tilla. Në rast se do të lajthitja nga trutë e të tradhtoja tim shoq, do të preferoja një burrë të moshës sime. A e mendon se, po të veprojmë në mënyrë të tillë e të merret vesh, do të plaste skandali?! Mund të dënohemi edhe me burg. Ata mund të mos kenë mbushur ende tetëmbëdhjetë vjeç.

– Mos ki frikë për këtë. E kisha fjalën për ata që i kanë mbushur të tetëmbëdhjetat. Nga ana ligjore çdo gjë është në rregull. Ata quhen të rritur dhe çdo veprim e bëjnë me vetëdije, – tha Rozana qetë-qetë.

Tereza i hodhi një vështrim shoqes. Mblodhi buzët. Tundi kokën në shenjë mosmiratimi. Filloi të merrej përsëri me korrigjimin e provimeve, por mendjen e kishte aty. Propozimi i saj i ishte ngulur në mendje si një gjilpërë. Nuk e linte të qetë. I la fletët e provimeve dhe iu drejtua përsëri Rozanës.

– Rozana, a nuk mendon se janë të vegjël për atë punë?

– Çfarë thua, moj? Cilët janë të vegjël? A i ke parë se çfarë bëjnë në klasë me vajzat? A i ke parë se si i shohin ato, shpeshherë edhe ne? Madje, i kam dëgjuar t’i shprehin njëri-tjetrit admirim për këmbët, gjoksin apo bythët tona.

– Ashtu?! – u çudit Tereza. – Por prapë mendoj se nuk janë të aftë të bëjnë seks ashtu siç duhet. Nuk kanë përvojë.

– E vërtetë. Ti e di vetë si janë këto punë. E kemi kaluar edhe ne atë moshë. Nuk dinë të bëjnë dashuri, por ama janë të uritur. Neve kjo na intereson.

Tereza heshti. Fjalët e Rozanës e lëkundën. Ra në mendime. Një dëshirë e brendshme e shtynte të bashkohej me mendimin e shoqes, sidomos nga mungesa e theksuar e seksit nga ana e të shoqit. Një ndjenjë turpi dhe frike e frenonte. Ishte bërë flakë e kuqe. Në çast ndjeu një valë të ngrohtë t’i pushtonte trupin. Rozana e vuri re skuqjen e saj. E nuhati si një dhelpër lëkundjen e saj dhe menjëherë i tha:

– Hë, si thua, a e provojmë njëherë? Zgjedhim pesë-gjashtë djem nga të maturave dhe si fillim organizojmë ndonjë festë, ekskursion apo leksion jashtë orarit të mësimit. E kam menduar mirë se çdo të bëjmë. Do të shohësh se nuk do pendohesh.

Tereza nuk foli më. Heshtja e saj do të thoshte se e miratonte planin e çmendur të koleges. Rozana i hodhi përsëri një vështrim hetues. Tek e shihte të skuqur në fytyrë, edhe atë filloi ta përfshinte një valë e ngrohtë eksitimi. I nisi nga fundi i barkut e iu ngjit lart në gjoksin e bëshëm. Ndjeu që edhe fytyra iu ndez. U bë flakë e kuqe. Nisi të fantazonte skena erotike me nxënësit e saj. Zilja e shkollës, që lajmëroi përfundimin e orës së mësimit, ia largoi valën e eksitimit, që i erdhi si një dallgë e butë deti.

Kishin kaluar disa muaj nga dita që të dyja mësueset ranë dakord për planin e tyre. Ato morën një shtëpi me qira në një fshat në të dalë të qytetit. Takimin me nxënësit e organizonin në këtë mënyrë: njëra prej tyre u dërgonte një mesazh në celular nxënësve. I shkruante “excuse me”, që për nxënësit përkthehej “sot ekskursion në fshat”.

Pas mësimit mësueset takoheshin te shtëpia në fshat me gjashtë nxënësit e zgjedhur. Shijet e tyre ishin të holla. Kishin zgjedhur gjashtë djem të bukur e me fizik të zhvilluar. Në fillim e nisën disi me turp. Më pas çdo gjë u bë e natyrshme. Tereza dhe Rozana po përjetonin një rini të dytë. Urinë seksuale e shuanin me djelmoshat. Takimet e tyre ishin kthyer në orgji të vërteta. Bëheshin më të forta e më të ndezura edhe nën efektin e pijeve alkoolike, që mësueset i sillnin me vete.