Takimi i parë-Gina Kapej Xhaferaj


Gina Kapej Xhaferaj

Në kalendar nuk e shkrojta ditën e parë të takimit

Në kujtesë kam datën dhe muajin e saktë.

Ah që se mbaj mend fjalën e parë të shenjtërimit

më bëre me fletë që më bëri me krahë.

Nisa të përkëdhelesha si vajzë me kordhele me lumturi.

Në zemër e gdhenda datën si një ditë e madhe

Gjithë kohën do ta kujtoj me kaq nostalgji

Për vite që ikën si fluturim i një sorkadheje

Ne nuk pyetëm për njeri tjetrin asnjëherë

se u pamë u dashuruam me marrëzi.

Të shikoja e zemra fluturonte si zogu në fole

Na u duk sikur kishim shumë ngjashmëri.

Ngjanim me njëri-tjetrin në sy, e flokë në fytyra.

Brigjet e zemrës kanë një kod tjetër dashurie.

Ato s’duan shkrime e nënëshkrime nëpër zyra.

as ligjërime me psalme në altarin e një kishe.

Po duan atë dridhjen e trupit kur të prek

Kur ti përkëdhel i dehur nga të zjarrtat pasione

Duan netët që gdhihen mes fjalës në vesh

Duan dorën e bardhë që të prek duan fjalën e bukur që e do dhe e pret

Gina kapej Xhaferaj

Athinë

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur