Të nderuar miq, pasi jam i pasionuar pas astronomisë dhe besoi fort në botën aliene, një poezi, pak më ndryshe!
Sami S. Shatri
Flas me heshtjen, me frekuencën e mendjes
i shoqëruar, në boshllëkun e pamatur,
ngjitem e zbritem, herë lartë e herë poshtë
gjithçka rreth meje, cirkulon fluturueshëm!
Mendja përplaset, në murin e pafundësisë
vallëzon përkundshëm, në vallsin e yjësive,
dritëzon vezullueshëm, si pishtar flakadani
takon vrimat e zeza, larg atje n’vasionë!
I frikësuar e hamendur, nga ky terr i pafund
që përbin e gëlltitë, galaktika yjesh
kthehem i trishtuar, në planetin tokë
flas prap me heshtjen, vetmuar në një dhomë!
Nga ky udhëtim mendje, mësova një gjë
sa të vegjël jemi, ndoshta nuk e dimë
miliarda yje sillen, rreth e çark n’vasionë
pse të jemi vetëm, në këtë gjithësi!
Nga e gjithë kjo, unë besoi shumë
mijëra humanoid, kemi përreth nesh
një ditë patjetër ne do t’i takojmë
ata luajn shumë rol, prore në jetën tonë!
Prishtinë, 23 gusht, 2024
Samy