Tango në det-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Trupi përkulet lehtë !…….

Sytë mbyllen, duart shtrëngohen fortë,

Këmbët kryqëzohen !…….

Rrahjet e zemrës unifikohen,

Me tingujt e të vetmit kërcim tango.

Një tango mbi dallgët e detit,

Ti je kapur si një flutur në trupin tim,

Të dy vallëzojmë mbi pistën e dallgëve,

Si varka ………mbi detin e vallëzuar.

Në këtë tango !……..

Vetëm unë jamë mjeshtri juaj,

Ti je e ndjeshme si lule zambaku,

Të tjerët janë………..rob të “zjarrit”.

Kjo tango na përket vetëm neve,

Ku dy zemra janë bashkuar bashkë,

Vajzë, mos u mbyt mes ndjenjash,

Ky vallëzim ska për të përfunduar.

Tango : ëndra jon e ëmbël,

Tango: saksofon, e violinë,

Tango: një qiri që digjet natën,

Tango: ka një melodi në dashuri.

Tango: duke jetuar jetën tonë,

Siç thuren këmbët ndërthuren fatet tona,

Dhe duke vallëzuar para e mbrapa,

Mos u nxito tmë përgjigjesh jo.

Sa herë të jem i dëshpëruar,

Më kujto tangon tonë mbi rërë

Dhe sikur deti të ngrij në syt e tu,

Ai prap do të rrjedhë lot kristal.

Piktura nga Michael Cheval -,