Eh sa kohë që kanë kaluar,
duke mbajtur njëri/tjetrin.
Sa shumë halle që kaluam,
Nuk dëgjohen gumëzhimat,
që shumë herë rrinim pa gjumë.
Tani dëgjojmë vetëtimat,
ku të vrasin pak a shumë.
Sa shumë vite hedhur supeve,
dhe të duash s’i sheh dot.
Dhe të kthehësh kokën mbrapa,
do fillosh të derdhësh lot.
Gjunjëzuar, shpatullat kërrusur.
Krahë për krahë mbështetur rrimë.
Se tani na kanë harruar !
Kanë harruar dhe nga vijnë .
Të gjitha reagimet:
8Ti dhe 7 të tjerë