TANUSHA-Rexhep Mehmeti


Rexhep Mehmeti

TANUSHA

(ripost.)

Tanushë syri kur nuk t’u tremb

E para krise pushkën për liri

Ishe mburojë e Malësisë së Karadakut

Dhe shqiptarisë anë e mbarë trojeve.

Tanusha si gjithherë plot trima

Patriot e atdhetar të mëdhenj

Se aty ku kishte fole të guximit

Ishte Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Tanusha e Malësisë legjendare

E heroizmit të trimave të maleve

Sa krenari ndjejnë shqiptarët

Për gjakun e derdhur të kësaj ane.

Tanushë, krenohu që solle lirinë

Me pushkë mbrojte pragun e shtëpisë

Ishe, je dhe mbetesh pjesë e historisë

Me luftëtarë trima, popullit i solle lirinë.