Tanushë:Feri Arifi


TANUSHË

Studim dhe kerkim i imi

Eminit Danit nga Lagjja Hoda.

Histori kjo që tronditi fshatin Tanushë: Në pranverën e vitit 1913, mafia sllavo-ruse rrëmbejnë 50 krerë lopë te Livadhi i Magjeres dhe me atë rast ia vrasin djalin e vetëm që kishte Emini Danit, Ramadanin. Ramadani ishte vëlla i vetem i shtatë motrave të njëpasnjëshme. Bashkë me Ramadanin, kapet edhe djali i bijës së Fetah Pajazitit, pra nipi, që ishte nga fshati Korbliq. Bandave serbe sikur nuk u mjaftoi marrija e 50 krerë lopë. Ata kapen djemet në moshen e lulës së rinis, dy fëmijët edhe kafshët i dërgojnë në fshatin Kuqevishtë dhe Bajan, kafshet ua shperndajn koloneve te ardhur në këto fshatra, ndërsa barinjtë i djegin në furrën e gëlqeres të Banjanit. Pas marrjes së lajmit për vrasjen e këtyre fëmijëve nga çetnikët serbë familja u shokua fare nga dhimbja e madhe për këta të vrarë dhe të djegur në gëlqere. Kjo ngjarje me të vërtete ishte gjëja më e keqe që i kishte ndodhur ndonjëherë fshatit Tanushë që nga ekzistenca e tij në këto treva. I gjithë fshati ishte i pikëlluar dhe s’ dinte se ç’ të bënte. Ky rast ishte shumë i dhimbshëm, sepse Emini i Danit e kishte të vetmin djalë pas shtat vajzave. Që tragjedia të jetë edhe më e madhe, së bashku me të ishte edhe nipi i tyre. Trupat e këtyre fëmijëve nuk u gjetën kurrë për t’i varrosur në Tanushë e për të vajtua motrat vllaun, gjethmonë varri Ramadanit dhe i nipit mbeten një boshllëk i përhershëm, kjo mbeti jo vetëm në zemrat e familiarëve por të të gjithë tanushasëve. Por, sidomos për motrat që mbetën pa vëllaun e tyre të dashur Ramadanin, të vetmin vlla që kishin. Në foto: Xhemajli Ajeti Danit, i lindur më 1890, që u hkmorr për rastin, po por se bashku më burrat e Tanushës.

Shkroj dhe gjurmoj F. Arifi.

About Post Author