TARAS  G. SHEVÇENKO


               TARAS  G. SHEVÇENKO

                       (1814 – 1861)

Poeti i  e piktori  i madh akademik ukrahinas  Taras Shevçenko një pjesë të jetës e kaloi  si  ushtar i thjeshtë  në repartet e ushtarake ruse,  në  stepa e shkretira, i fyer  dhe  i munduar nga oficerët  e kapterët rusë. Me urdhër nga lartë  iu hoqën gradat  oficerit   dhe u ndalua të shkruante e të pikturonte. Por në fshehtësi ai krijoi poezi nga më të dhimbëshmet përmallimi për atdheun  e dashur, Ukrainën.

Shënim:  Taras Shevçenko  në disa krijime  poetike ,  nuk rimon, por ritmi eshte .

 pranishëm në çdo poezi.

+

Perkthime nga Agim Xh, Dëshnics

  MENDIMET E MIA

Mendime, mendimet e mia,

Mjerë, me ju!

Ç’u shtruat nëpër letër

Me radhë të zymtë ashtu?

Pse era s’u shpërndau,

Si pluhur në hapësirë?

Pse, mjerimi s’u shtroi të flinit

Si fëmij të mirë?

Mos u lindëm  nga mjerimi?

E lotët i derdhëm çurk … Si s’u mbytëm?

Si s’vërshuam si det e nuk gërryem fushat?

Njerëzit s ‘pyetën se ç’më dhimbte në gji,

E përse mallkoj fatin tim të mbrapsht,

Përse mundohem… “S’prish punë, ec!”

As me të qeshur nuk më thanë.

Lulet e mia, fëmijtë e mi,

Pseju kam ledhatuar

 e pse ju kam mbrojtur?

A qan një zemërnë botë,

Ashtu siç kam qarë unë me ju?

A mund të gjendet një vashë

Zemra e saj e sytë e zi,

Të qajnë me ju mendime?

A lypet më tepër?

Vetëm një lot të binte….

Mendime, mendimet e mia.

Mjerë, me ju!

.

LART NË MAL KUJTOJ  UKRAINËN

Kurvjen e diela, ia mbaj pas shkëmbinjsh

Në fusha, si kusar në fshehtësirë,

Përmes shkuresh zallit të Uralit*

E dal te stepë e gjerë dhe shfreh i lirë…

Zemra e tronditur, përpëlitet

Si peshku mbi ujë e sëmurë.

Qesh në heshtje e fluturon

Si pëllumb ashtu si dikur.

Në liri në hapësirën e huaj

Përtërihem, gjaku më gufon,

Ngjitem e ngjitem 

Malit lart vrapoj,

Të shoh, tej në mjegull Ukrainën,

Tmerr kur e kujtoj!

Stepat këtu- të kuqe e gjembore,

Të kaltra e qiellore atje.

Livadhe të endur me blerim,

Lugina në muzg në perëndim.

Këtu- gëmusha, driza, rërë e shkretë,

Një kodër-varr,

Për të shkuarën flet.

Ndoshta prej fillimit të jetës

Frymë njeriu s’ka pasur askund

E kjo shkreti fshihej nga bota.

Gjithsesi mbërritëm këtu

E ngritëm fortesa – qyteza kudo,

Pra edhe varre do të ketë

E punët do të ecin më shpejt!

O vendi i dashur, fati im,

Kur do të kthehem në Ukrainë?

O Zot, medet, do të kalbem,

Larg te kjo greminë!

Fortesa Orska 1847

     *Pranë lumi Ural në stepat përtej Kaspikut, ndodhej

Fortesa Orska, ku poeti e piktori  i madh ukrainas Taras

Shevçenko ishte internuar për një kohë të gjatë, si ushtar

i thjeshtë, me urdhërin e Carit, i ndaluar rreptësisht të

shkruante apo të pikturonte.

            PA LIRI

Mos  nëm , mos i jep  askujt

Atë që fati i jep plakut. 

I dëbuar larg   e në vetmi

Vitet ikin  kot e  pa liri.

Tejnë stepa do të vete

Të harroj çdo trishtim më vete.

Por oh!  ç’ prapësi e sa mëzitje!

Kapterët,të ndalin  në çdo shetitje.

MIRË MBETSH,

O KOS ARAL!

U hapën velat…

Tartana me sandallin

Si rrëshqitën nëpër ujëra,

Mes kallamesh në Sir Dar,

Lundrojnë tashmë në kaltërsi.

Mirë mbetsh, o Kos Aral i mjerë,

Dy vjet trishtimin tim të thellë,

Sadopak, munde ta lehtësoje!

Faleminderit, krenohu, pra,

Se njerëzit, pasi të gjetën,

Se ç’duhej bërë për ty, e dinin!

Mirë mbetsh, o mik!

Jo, atë vend

As e lëvdoj, as e mallkoj!

E ndoshta brenga,

Do t’më trazojë sërish.

Ajo që njoha te ajo tokë!

Veç tashti prej saj jam larg.

About Post Author