TASOS LIVADHITIS-Nga ” Koha dhe lumi”


TASOS LIVADHITIS

Nga ” Koha dhe lumi”

gjitha vitet që mungoja, e di, për ty rikthehesha.

Kërkoja të gjeja trëndafilin që askush tjetër do të mundet të të ofrojë.

Sa male, sa shkretëtira, sa dete kam kaluar, çfarë shirash që të brazdojnë ballin , çfarë kripësie më ka munduar, kurrë asnjë s’ ka për ta marrë vesh.

Shtrydha zemrën time në një kupë të shenjtë dhe aty brenda mbiu ky trëndafil i bukur, i dëlirë si agu i ëmbël i Pashkëve.

Vendose në brez, në gjoks ose mbi flokë.Do të të shkonte si i shkon çdo mëngjesi dielli botës.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/202 trad.α

About Post Author