Tasos  Livadhitis-Shi hedh në lagjen e varfër:Shqipëroi: Lefter Shomo


T A S O S L I V A D H I T I S

SHI HEDH NË LAGJEN E VARFËR

( ΒΡΈΧΕΙ ΣΤΗ ΦΤΩΧΟΓΕΙΤΟΝΙΑ)

Sokakë ju t’ vegjël , pa djell

Dhe ju shtëpi përdhese

Lagjes së varfër shi po bjen

Dhe n’ zemrën time rreshje.

Rrenake e padrejta botë

Më ndeze aq pikëllime

Se je e vocërr e s’nxë dot

As psherltimën time.

Janë gjëmat tona pa mbarim

Të tilla as bota s’pritka

Rrjedhin dhe ditët plot rëndim

Ngjajnë me të shiut pika.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/236 t.l.α

About Post Author